U dëmtua ndaj Milanit, Ismajli në dyshim për miqësoret me Kombëtaren
Ardian Ismajli nuk mundi dot që të mbyllte ndeshjen ndaj Milanit në fundjavë. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor.
Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.
Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin. Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës ndaj Bolognës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.
KOHA JONË SONDAZH

