U dëmtua në stërvitje nga shoku i ekipit, Camavinga dy muaj jashtë fushave

Real Madridi ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të mesfushorit francez Eduardo Camavinga. Francezi është lënduar në stërvitjen e fundit para finales së Superkupës së Evropës përballë Atalantas.

Camavinga u dëmtua pas një ndërhyrje të ashpër në të nga shoku i ekipit, Aurelien Tchouameni.

“Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Eduardo Camavinga, është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë”, ka njoftuar Real Madridi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja madrilene Marca ka raportuar se gjendja e lojtarit nuk është e mirë dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë. Rikthimi i francezit në fushë pritet të ndodhë pas 7 apo 8 javësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?