U la jashtë grumbullimit, tranjeri Juric: Etrit Berisha po stërvitet keq

Portieri shqiptar, Etrit Berisha po kalon momentin më të vështirë në karrierë. Ai është pjesë e Torinos në Serie A, por nuk po i jepen hapësira. 33-vjeçari nuk grumbullohet nga Torino për ndeshjet e kampionatit për disa javë dhe arsyen e ka treguar vetë trajneri Ivan Juric.

”Ky i fundit deklaroi se Berisha nuk pranon të jetë portier i dytë dhe për këtë motiv stërvitet keq.

Berisha nuk do që të jetë portieri i dytë dhe për këtë motiv stërvitet keq, kjo është diçka negative. Kush nuk stërvitet siç duhet qëndron jashtë.

Vitin e kaluar ka dhënë një kontribut të madh, por tani nuk pranon realitetin e ri. Unë preferoj që ai të stërvitet i ndarë nga grupi dhe Gemello të jetë portieri i dytë”.

SHKARKO APP