U la në tribunë, Kaçe braktis Kombëtaren?

Suprizat nga kombëtarja nuk kanë fund, dhe është Ergys Kaçe, ai që suprizon. Pasi ai u la në tribunë në ndeshjen me Spanjën, sot raportohet se mesfushori ka dashur të largohet nga grumbullimi, por ka qenë presidenti që e ka bindur të mos e bëjë diçka të tillë.

Kaçe ka vendosur të mos pranojë të vijë në Kombëtare sa kohë shpërfillet nga stafi teknik sipas Panorama Sport.

Mesfushori nuk e ka “përtypur” lënien në tribunë ndaj Spanjës dhe pritet të shihet se çdo të ndodhë, do të mungojë në ndeshjen me Izraelin, apo do të ndryshojë mendje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?