U largua i dëmtuar nga grumbullimi i Kombëtares, Granada tregon situatën e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi. Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.

“Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë. Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evoluimi i dëmtimit të tij” – Shkruan klubi.

Uzuni ka luajtur 28 ndeshje në këtë sezon të kampionatit spanjoll, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Për të, ky është edicioni i tij i 3-të te Granada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?