U largua nga fusha i dëmtuar, Interi në ankth për gjendjen e Lautaros
Në minutën e 60-të të sfidës mes Bodo/Glimt dhe Inter, kapiteni zikaltër Lautaro Martínez u detyrua të largohej nga fusha pas një shqetësimi të fortë në pulpën e majtë.
Sulmuesi argjentinas kërkoi zëvendësim pasi ndjeu dhimbje të menjëhershme, ndërsa trajneri Cristian Chivu vendosi ta nxirrte nga loja për të ruajtur një dëmtim më të rëndë, duke aktivizuar në vend të tij Marcus Thuram.
Lautaro u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, duke çaluar dhe nën kujdesin e stafit mjekësor, për të vlerësuar gjendjen. Diagnoza e parë flet për një mbingarkesë muskulore në pulpë, por gjendja e tij do të qartësohet të premten, kur lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara.
Fjalët e trajnerit pas ndeshjes kanë shtuar shqetësimin, pasi sipas Chivu, Lautaro do të mungojë për një periudhë, pasi dëmtimi konsiderohet serioz. Në pritje të testeve mjekësore, te Interi mbeten në ankth për gjendjen e kapitenit, në një moment vendimtar të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH
Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?
Results
Vota totale: 4864

