U largua nga Kombëtarja i dëmtuar, Muçi është gati për super duelin ndaj Galatasaray-it

TRABZONSPORLU FUTBOLCU ERNEST MUÇİ, İYİ BİR MAÇ OLDUĞUNU BELİRTEREK, KAZANMAYA DEVAM ETTİKLERİNİ SÖYLEDİ. (GÖKMEN ŞAHİN - OZAN KÖSE/TRABZON-İHA)

Trabzonspor po vijon përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj Galatasaray-it, e vlefshme për javën e 28-të të Superligës tuke, një duel direkt që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titull. Ndeshja e madhe, e programuar për datën 4 prill, konsiderohet vendimtare për objektivat e sezonit, ndërsa nga kampi i Trabzonsporit ka ardhur një lajm pozitiv në prag të këtij takimi.

Bëhet fjalë për rikthimin e mundshëm të Ernest Muçi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupa e Botës 2026, që e vendosi në dyshim të madh për këtë sfidë.

25-vjeçari u rikthye në Trabzon pak ditë më parë dhe, pas një periudhe pushimi për shkak të një gjakderdhjeje në pjesën e pasme të kofshës, ka rifilluar stërvitjen me skuadrën. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se lojtari është optimist dhe i vendosur për të qenë në fushë në këtë sfidë kyçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Muçi ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar, duke e cilësuar ndeshjen si më të rëndësishmen e sezonit dhe duke theksuar dëshirën për të ndihmuar skuadrën në një moment vendimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë mbresëlënëse. Në kampionat, ai ka regjistruar 10 gola dhe 4 asistime në 24 ndeshje, ndërsa në total me fanellën e Trabzonsporit numëron 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 13 gola dhe 8 asistime. Dilemat janë të mëdha edhe për largimin nga Shqipëria, nëse ishte një hatër-mbetje e Muçit ndaj trajnerit, apo dëmtimi ishte i asaj shkalle që e bënte të pamundur aktivizimin e tij në miqësoren ndaj Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?