U largua nga Shqipëria, Adrian Bajrami merr ftesë nga Zvicra

Mbrojtësi Adrian Bajrami ka marrë për herë të parë ftesë nga kombëtarja e Zvicrës, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare. Vendimi i trajnerit helvet ka ardhur vetëm një muaj pasi 23-vjeçari nga Winterthuri, me origjinë shqiptare, zgjodhi të refuzojë përfaqësimin me Shqipërinë, ndonëse kishte qenë më parë pjesë e kuqezinjve në grumbullime dhe plane të stafit teknik.

Zvicra do të përballet me dy sfida të vështira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026: më 10 tetor kundër Suedisë dhe më 13 tetor ndaj Sllovenisë, të dyja në transfertë.

Ftesa për Bajramin shihet si një mundësi për t’u testuar në nivele të larta, ndërkohë që te Shqipëria, kjo lëvizje lë një boshllëk të dukshëm, pasi mbrojtësi konsiderohej si një alternativë premtuese për repartin defensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
U largua nga Shqipëria, Adrian Bajrami merr ftesë nga Zvicra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?