U largua pa leje nga Napoli, Milik do e shijojë sezonin nga … TV

Arkadiusz Milik është përjashtuar si nga lista e 25 për kampionatin dhe nga ajo që i është dhënë UEFA-s për kupat e Evropës dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të zbresë në gara zyrtare me klubin deri në janar.

Napoli do të përpiqet ta shesë atë përsëri, por nuk përjashtohet që Milik të vendosë të bie dakord me një ekip të ri për një transferim falas. Në këtë mënyrë Milik do të qëndronte në Napoli pa luajtur deri në qershor, kur kontrata e tij do të skadojë zyrtarisht.

Në këtë mënyrë sulmuesi polak duket se do ta paguajë faktin që ka thyer rregullat e klubit, teksa napolitanët i penguan transferimin fillimisht te Roma, ku edhe kreu vizitat mjekësore.

SHKARKO APP