U mposhtë në sekondat e fundit, Strakosha: Dibala pati fat!
Thomas Strakosha nuk mundi që të bënte një tjetër mrekulli si në fazën e parë në sekondat e fundit përballë Dibalës. Portieri i Kombëtares sonë pas ndeshjes ka folur për “Sky Sport”, teksa kërkon që t’i heq meritat Juventusit për 3 pikët e marra.
“Bardhezinjtë sot thjesht patën më shumë fat se ne, duke fituar pa meritë. Nuk mendoj se treguan në fushë më shumë dëshirë se Lacio për të fituar. Lodhja? Është normale. Minutat në Kupën e Italisë u ndjenë në këtë përballje, por në nuk u paraqitëm keq.
Kemi humbur një ndeshje me Milanin dhe Juventusin, të dyja të pamerituara. Por nuk duhet të ulim kokën pasi jemi një skuadër e fortë. Duhet të jemi të qetë. Dibala? Ka cilësitë e tij, por pati pak fat me golin e shënuar. Ndryshe nuk do t’ìa kishte dalë me atë goditje”, tha Strakosha. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

