U mund nga Kukësi, veprimi i trajnerit të ekipit turk po bën xhiron e botës (VIDEO)
Trajneri Peter Pakult e nisi mjaft mirë aventurën te skuadra e Kukësit, teksa dje fitoi me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Kaiserispor. Gjithsesi ky duel nuk ishte shumë me fat për kolegun e tij, Marius Sumudica, i cili ka humbur ekuilibrin në një moment, dhe është rrëzuar në rrjetën rrethuese të fushës.
46-vjeçari tentoi që të mbështetej, por humbi ekuilibrin, ndërkohë që reagimi i tij ka shkaktuar një episod që është pritur me humor edhe në mediat vendase.
Sumudica qëndroi për disa çaste i ulur në bar, ndërkohë që skuadra e tij ishte duke u mundur nga golat e shënuar nga Peposhi dhe Ylli Shameti. /Koha Jonë/