U nominua për “Topin e Artë”, reagon babai i Granit Xhakës: Krenari e madhe, emri i shqiptarëve shkruhet në histori!

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka është nominuar për Topin e Artë, duke shkruar historinë në trojet shqiptare dhe në Zvicër.

Pas këtij nominimi, ka reaguar babai i Granitit, Ragip Xhaka. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, është shprehur mjaftë krenar, por njëkohësisht ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën djalin e tij.

Reagimi i plotë i Ragip Xhakës:

Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or.

Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.

Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite.

Urime Granit, krenaria jonë!

SHKARKO APP