U përfol për një transferim te Barcelona, Salah konfirmon zyrtarisht të ardhmen e tij

Mohamed  Salah do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës së Liverpooli. Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez në rrjetet sociale, teksa egjiptiani ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2025 edhe pse ndodhet me pushime.

“Ndihem shumë mirë dhe jam entuziast të fitoj trofe me klubin. Është një ditë e bukur për të gjithë. U desh pak kohë për të rinovuar, por tani gjithçka ka mbaruar kështu që duhet të përqendrohemi vetëm tek e ardhmja. Mendoj se mund të shihet se në pesë ose gjashtë vitet e fundit skuadra ka shkuar lart.

Sezonin e kaluar kemi qenë shumë afër fitim të katër trofeve, por fatkeqësisht kemi humbur dy trofe në javën e fundit të sezonit. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka.

Kemi bërë blerje të reja. Duhet vetëm të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të kemi një mentalitet pozitiv dhe të luftojmë për gjithçka përsëri. Mesazhi im për fansat është se duam të japim maksimumin sezonin e ardhshëm për t’i fituar të gjithë trofetë”, tha Salah.

SHKARKO APP