U rikthye në fushë pas një viti, Neymar dëmtohet sërish dhe del mes lotësh

Neymar është rikthyer për të luajtur në një ndeshje, pas afro 1 viti mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai e bëri diçka të tillë, dy javë më parë, në sfidën e vlefshme për Champions League e Azisë mes Al Hilal dhe Al Ain.

Megjithatë braziliani i ka frikësuar sërish fansat, teksa gjatë ndeshjes së zhvilluar ditën e hënë mes Al Hilal dhe Esteghal, braziliani ka lënë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në minutën e 87-të.

Neymar u aktiviuzua për afro 30 minuta në këtë ndeshje, por iu desh të dilte përpara kohen nga fusha e lojës për shkak të një lëndimi. Megjithatë ka qenë vetë braziliani si dhe tekniku i tij Al Hilal që kanë qetësuar tifozët menjëherë pas sfidës.

Megjithatë do të jenë vetëm vizitat mjekësore në orët në vijim që do të konfirmojnë shkallën e dëmtimit.

SHKARKO APP