U rikthye si titullar, Mitaj: Me San Marinon kam kujtime të bukura

Mario Mitaj e përjetoi në mënyrë të veçantë rikthimin si titullar me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i majtë kuqezi luajti 90 minuta në fitoren 3-0 ndaj San Marinos në Nations League, pikërisht në stadiumin ku pesë vite më parë bëri debutimin me skuadrën A të Shqipërisë.

Ky rikthim në San Marino i solli edhe kujtime të veçanta Mitajt, i cili kujtoi momentin kur mori për herë të parë ftesën nga Kombëtarja dhe zbriti në fushë për vetëm pesë minuta.

“Ishte një kujtim shumë i bukur. Ishte grumbullimi i parë me Kombëtaren A. Mezi po e prisja. E mbaj mend kur e mora ftesën, isha shumë i lumtur dhe nuk e prisja që do të debutoja. E mbaj mend si tani këtë ndeshje. Luajta 5 minutat e fundit”, u shpreh Mitaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë vite më pas, historia u përsërit në të njëjtin stadium, por këtë herë me një rol krejt tjetër. Mbrojtësi e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam shumë i lumtur që u riktheva prapë në këtë stadium dhe këtë herë luajta 90 minuta”, përfundoi Mitaj.

Një rikthim simbolik për mbrojtësin kuqezi, që nga debutimi i parë me vetëm pak minuta, tashmë është kthyer në një nga alternativat e rëndësishme të Kombëtares shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?