U rrëzua nga kali, përmirësohet gjendja e portierit të PSG
Portieri i dytë i skuadrës së Paris Saint-Germain, Sergio Rico përjetoi një eksperiencë të hidhur disa ditë më parë teksa u rrëzua nga kali, ku përveç goditjes së marrë pasi përfundoi në tokë, kali gjithashtu e shkeli gardianin në kokë.
Spanjolli pati probleme pasi goditjet në kokë kishin shkaktuar dëme. Rico u transferua me urgjencë për në spital me helikopter. Së fundmi bëhet e ditur se 29-vjeçari mbetet i shtruar në repartin e terapisë intensive dhe lajmi i mirë është se gjendja e tij është e stabilizuar.
Rico është në kujdesin e mjekëve përgjatë gjithë kohës ndërsa ende nuk ka një datë fikse për kohën kur gardiani do të lërë ambientet e spitalit. Trajneri i PSG-së, Galtier, konfirmoi dje se nuk do të ketë festë për titullin për të respektuar gjendjen e portierit.