U shpall kampion Europe, por peshëngritësi Daniel Godelli nuk përfiton asnjë lek

Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur, veç medaljeve të fituara, do të jetë edhe një burim të ardhurash për sportistët e Kombëtares kuqezi.

Por, më i pafati do të jetë pikërisht kampioni i Europës në stilin e shkëputjes.

Edhe pse u ngjit në majën më të lartë të kontinentit në këtë disiplinë, vendimi i Këshillit të Ministrave e privon Daniel Godellin nga shpërblimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, shpërblehet vetëm medalja e fituar në dygarësh, ku Godelli zuri vendin e katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Erkand Qerimaj do të përfitojë dhjetë milionë lekë (të vjetër) pas vendit të tretë që arriti dje në Split të Kroacisë.

Por çeku do të dorëzohet vetëm kur të mbërrijnë edhe përgjigjet e kontrollit antidoping./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?