U shpëtua nga kampi famëkeq në Siri, Teuta surprizon Alvin Berishën

Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol nëntorin e shkuar. 12-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve doli nga ferri i kampit sirian dhe pas një viti ai po bën një jetë normale.

Alvini së fundmi është surprizuar nga klubi shqiptar i futbollit, KF Teuta, që simbolikisht i ka dhuruar atij një fanellë të “Djemve të Detit” me numrin 10, si dhe një top futbolli që djaloshi të ketë mundësinë të luajë.

“Alvin dhe të tjerë fëmijë janë ata që kanë nevojë më shumë për t’u qëndruar afër në këto momente. Ishte kënaqësi të ishim pranë jush, të përqafojmë fort. KF Teuta shpreson që gjesti do t’i japë forcë Alvinit dhe i urojmë atij jetë të gjatë dhe të lumtur”, shkruan mes të tjerash klubi durrsak.

SHKARKO APP