Udinese fiton me përmbysje në San Siro, i shkakton humbjen e parë Interit

Pas fitores së thellë ndaj Torinos, skuadra e Chivu pëson një ndalesë të papritur, duke u mundur 2-1 nga Udinese në San Siro. Zikaltrit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh në minutën e 17-të me Dumfries, pas një asisti të Thuram.

Megjithatë, miqtë reaguan shpejt: në minutën e 29-të Davis barazoi rezultatin nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 40-të Atta shënoi një gol të bukur me të djathtën, duke përmbysur ndeshjen.

Në pjesën e dytë, Interi rriti presionin dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit, por mbrojtja e fortë e Udineses i rezistoi çdo përpjekjeje. Një gol i Dimarco u anulua për pozicion jashtë loje të Thuram, duke vulosur kështu humbjen e parë të sezonit për skuadrën e Chivus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?