Udinese frenon Atalantën me një gol pas 24 sekondash lojë (VIDEO)

Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të Seria A kundër Udineses. Bardhezinjve ju deshën vetëm 24 sekonda për të kaluar në avantazh. Roberto Pereyra u gjend i pambuluar në krahun e djathtë, duke e patur shumë të thjeshtë shënimin e golit.

Në fundin e pjesës së parë, bergamëskët gjetën golin e barazimit, me Luis Muriel që driblon këdo që i del përpara dhe më pas e ka të thjeshtë për të realizuar.

Pavarësisht zëvendësimeve të Gasperinit, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes. Atalanta tashmë ngjitet në kuotën e 33 pikëve, po aq sa edhe Juventusi, që ka një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP