Udinese shkatërron Milanin në San Siro, ndizet gara për Champions

Kriza thellohet për Milanin, që pësoi një humbje të rëndë 0-3 në shtëpi ndaj Udinese, në javën e 32-të të Serie A. Disfata në San Siro është e treta në katër ndeshjet e fundit për kuqezinjtë, duke vënë seriozisht në rrezik kualifikimin për UEFA Champions League.

Rafael Leão zhvilloi një pjesë të parë zhgënjyese, duke humbur disa raste të pastra. Nga ana tjetër, Nicolò Zaniolo ishte protagonist për miqtë, duke ndërtuar aksionin e golit të parë në minutën e 27-të, që përfundoi me autogolin e Davide Bartesaghi pas ndërhyrjes së Arthur Atta. Po Zaniolo asistoi edhe për golin e dytë, të realizuar me kokë nga Jurgen Ekkelenkamp në minutën e 37-të, pas një aksioni ku Keinan Davis kishte goditur më parë traversën.

Në pjesën e dytë, Milani tentoi të reagojë. Alexis Saelemaekers iu afrua golit në minutën e 51-të, por portieri Maduka Okoye bëri një pritje vendimtare, duke devijuar topin në traversë. Në krahun tjetër, Udinese goditi sërish në kundërsulm, me Arthur Atta që realizoi golin e tretë për 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 77-të, tifozët e pranishëm në “San Siro” shpërthyen në fishkëllima ndaj Rafael Leão gjatë zëvendësimit, në një sinjal të qartë pakënaqësie për paraqitjen e skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Udinese ngjitet në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Milani mbetet në 63 pikë dhe rrezikon të afrohet nga ndjekësit si Juventus dhe Como, duke e bërë garën për një vend në Champions gjithnjë e më të hapur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?