”UEFA Development” U-16 për djem / Shqipëria e mbyll me fitore, ja rezultatet e turneut

Turneu “UEFA Development” U16 për djem është mbyllur sot me ndeshjet e treta dhe të fundit në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria U-16 triumfoi në takimin ndaj San Marinos me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan sfidën dhe golat i shënuan, Jordan Luan Kinnavong x2 dhe Leon Darius Myrtaj.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të. Jordan Luan Kinnavong goditi saktë me kokë nga brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur.

Në minutën e 23-të Shqipëria dyfishoi rezultatin me Leon Darjus Myrtaj. Ndërsa katër minuta më vonë në të 27-ën, San Marino gjeti rrugën e rrjetës dhe ngushtoi diferencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e parë përfundoi 2-1, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezinjtë shënuan edhe një tjetër gol.  Jordan Luan Kinnavong realizoi golin e tretë dhe të dytin personal, në minutën e 52-të.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe sfida përfundoi 3-1 në favor të Shqipërisë. Trajneri Ardi Behari pati mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në këtë turne, teksa regjistroi dy fitore ndaj Belizes dhe San Marinos, ndërsa sfida me Kosovën përfundoi në barazim dhe më pas u fitua nga dardanët me penallti.

Po sot në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt takimi Kosovë-Belize, që përfundoi me fitoren e dardanëve 3-0.

Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“

Ndeshjet e para (2 mars)

San Marino-Kosovë                      2-2   P(5-6)

Shqipëri-Belize                               9-0              

Ndeshjet e dyta  (4mars)

Belize-San Marino                         1-1 P(4-2)

Shqipëri-Kosovë                             2-2 P(2-3)                      

Ndeshjet e treta (7 mars)

Kosovë-Belize                                  3-0

Shqipëri-San Marino                       3-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?