UEFA Development U-16 për vajza/ Luhen takimet e para, Shqipëria triumfon ndaj Gjeorgjisë pas penalltive

Startoi sot turneu “UEFA Development” U-16 për vajza, me dy ndeshjet e para të zhvilluara në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja shqiptare U-16 për vajza e nisi me fitore këtë turne, duke mposhtur Gjeorgjinë pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga penalltitë vajzat kuqezi u treguan më të sakta, duke fituar me rezultatin 5-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj, Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Agnesa Mehmeti, Albana Malaj, Amalie Abazi, Kalomira Ndreu dhe Kejsi Demiraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 26-të me golin e realizuar nga Kejsi Demiraj, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia barazoi rezultatin në minutën e 48-të me anë të Nato Gutikashvilit. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, ndeshja u vendos nga penalltitë, ku portierja Ambra Reshiti priti penalltinë e fundit dhe i dha fitoren Shqipërisë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut barazuan gjithashtu 1-1 në kohën e rregullt. Nga penalltitë, skuadra maqedonase u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultatin 4-2.

Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development” U-16 për vajza do të luhen më 15 prill; Maqedoni e Veriut – Gjeorgji në orën 11:30 dhe Shqipëria – Bullgaria në orën 15:00.

Turneu do të mbyllet më 18 prill me dy sfidat e fundit: Gjeorgji – Bullgari në orën 11:30 dhe Shqipëri – Maqedoni e Veriut, në orën 15:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?