UEFA fal Griezmann, do të jetë në super duelin ndaj Milanit

Atletico Madrid do të presë Milanin në “Wanda Metropolitana” të mërkurën e ardhshme, në ndeshjen që do të vulosë shumë për kualifikimin për në fazën tjetër në Champions.

Diego Simeone ka marrë një lajm të mirë para duelit. UEFA ka përgjysmuar pezullimin e Antoine Griezmann, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e javës së tretë ndaj Liverpool. Sulmuesi francez u dënua me dy ndeshje, njërën e shleu në sfidën e dytë ndaj Liverpool, ndërsa Atletico apeloi vendimin.

UEFA ka dhënë përgjigje pozitive duke falur Griezmann, i cili mund të zbresë në fushë në përballjen kundër nënkampionëve të Italisë. Grupi B kryesohet nga Liverpool me 12 pikë, më pas renditet Porto me pesë pikë, Atletico Madrid me 4, teksa Milani numëron vetëm një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?