UEFA godet rëndë Egnatian me një gjobë të majme prej 60 mijë eurosh!

Ndeshjet mes KF Egnatia dhe NK Olimpija Ljubljana, të vlefshme për raundet kualifikuese të kupave europiane, nuk janë mbyllur vetëm me eliminimin sportiv të kampionëve të Shqipërisë, por edhe me pasoja të rënda disiplinore.

Pas barazimit 0-0 në Slloveni dhe humbjes 2-4 në Shqipëri, UEFA ka zbardhur një listë shkeljesh që i kanë kushtuar Egnatias një gjobë rekord prej 60 mijë eurosh. Vendimet përfshijnë:

  • sjellje të papërshtatshme të skuadrës (5,000 €),
  • hedhje sendesh në fushë (45,000 €),
  • transmetim mesazhesh të papërshtatshme gjatë ndeshjes (10,000 €).

Kjo është hera e parë që klubi rrogozhinas përballet me një dënim kaq të rëndë në arenën ndërkombëtare, duke e kthyer sfidën ndaj Olimpijas në një faqe të hidhur historie për kampionët e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndëshkimet nuk i shpëtuan as sllovenët: në ndeshjen e parë të luajtur më 7 gusht në Ljubljana, e cila u mbyll 0-0, Olimpija u gjobit nga UEFA me 15,125 euro, për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?