UEFA manipuloi formacionin e vitit për të përfshirë Ronaldon, por vjen dhe reagimi zyrtar

“Daily Mail” raporton se UEFA ka bërë një manipulim duke ndryshuar formacionin e vitit 2019-të vetëm e vetëm për të përfshirë në 11-shen e lojtarëve më të mirë Cristiano Ronaldo.

UEFA këtë vit zgjodhi një skemë të çuditshme 4-2-4, e cila përdoret rrallë ose nuk përdoret fare në futbollin e sotëm, për vetë faktin se nëpërmjet votave të tifozëve Cristiano Ronaldo ishte i 4-ti në listë për sa i përket sulmit me Messinj, Mane dhe Lewandowëskin që qëndronin përpara tij.

Për t’i bërë vend Ronaldos në formacionin e vitit, UEFA ka përjashtuar nga kjo listë mesfushorin e Chelsea-t, Ngolo Kante i cili është i sakrifikuari. Nuk ka munguar as reagimi i institucionit më të rëndësishëm të futbollit duke shpjeguar se portugezi është përfshirë në këtë 11-she pas fitores së Ligës së Kombeve.

‘Formacioni më i mirë i vitit është reflektim i votave të fansave si dhe i arritjeve të tyre në fitimin e trofeve. Si rezultat, në të ka 5 fitues të Champions League dhe katër finalist nga Liga e Kombeve (përfshirë një fitues). Formacioni ndryshon në rregulla baza dhe ky vit nuk bën përjashtim”, shkruhet në reagimin e UEFA-s.

UEFA decided to use an unorthodox 4-2-4 formation in order to keep Ronaldo in the team

SHKARKO APP