UEFA mendon edhe zgjidhjen me koeficient, Interi do të mbetej jashtë Championsit
55 vendet anëtare të UEFA-s janë do të zhvillojnë një takim online për të gjetur mënyrën më të mirë se si mund të mbyllet sezoni në Europë nga ndalesa e koronavirusit. Duke parë situatën e bllokimit në disa vende dhe numrin e lart të vdekjeve, kërkohet të gjendet një konsensus. Deri më tani Holanda dhe Belgjika kanë mbyllur para kohe sezonin, edhe pse jo në mënyrë zyrtare dhe pa aprovimin e UEFA-s.
Situata duket më optimiste në Gjermani, ku parashikohet që Bundesliga të rinisë më 9 maj, ndërkohë që edhe në Angli në fillim të muajt maj klubet to të nisin stërvitjen. Një propozim interesant për fundin e sezonit sipas “Daily Mail” është që skuadrat që do të kualifikohen në Europë të vendosen nga sistemi i koeficienteve nga UEFA.
Nëse ligat në të gjithë Evropën nuk mund të përfundohen për shkak të pandemisë Covid-19, atëherë në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe Europa League do të vendosen klubet me koeficientin më të mirë. Nëse do të zbatohej kjo skemë, atëherë në Champions do të shkonin Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Arsenali. Në Spanjë do të përfitonte Atletico Madrid, që për momentin në renditje është jashtë Championsit, teksa së bashku me të do të shkonin edhe Real Madrid, Barcelona e Sevilla.
Kualifikimi me koeficient do të ishte një goditje e rëndë edhe për Interin që do të mbeste jashtë Ligës së Kampionave, teksa do të kualifikoheshin Juventus, Roma, Napoli dhe Lazio. Mënyrat e tjera që mund të mendojë UEFA për mbylljen e sezonit, është mbajtja e renditjes aktuale në ligat përkatëse. Një tjetër metodë është parashikimi me pikët mesatare brenda dhe jashtë fushe, por të gjitha për momentin janë në kuadrin e hipotezës. Mbledhja që do të mbahet të enjten mund të vendosë shumë për ecurinë e këtij sezoni shumë të vështirë për futbollin europian. /R.Lika-Koha Jone/