UEFA Nations League/ Kuqezinjtë mbërrijnë në Helsinki, gjithçka gati për sfidën me Finlandën
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të zbresë në fushë për përballjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.
Pasditen e sotme, skuadra kuqezi u nis nga Cesena drejt kryeqytetit finlandez. Pas mbërritjes në Helsinki, futbollistët dhe stafi teknik u akomoduan në hotel, ndërsa vëmendja tashmë është e përqendruar te sfida e 3 tetorit.
Programi i Kombëtares vijon nesër me konferencën për shtyp të trajnerit Rolando Maran, i cili do të shoqërohet nga një prej lojtarëve të ekipit. Takimi me gazetarët do të zhvillohet në stadiumin “Helsinki Olympic Stadium” dhe do të nisë në orën 14:00.
Menjëherë pas konferencës, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Helsinki Olympic Stadium” për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes. Kjo do të jetë mundësia e fundit për teknikun Maran për të përgatitur skuadrën dhe për të përcaktuar detajet e fundit taktike.
Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube, si edhe në FSHF TV.
Sfida Finlandë – Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, duke nisur nga ora 15:00.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4626

