UEFA reagon ndaj Superligës Europiane, mund të ndryshojë sërish formati i Championsit
Vendimi për lejimin e krijimit të formatit të ri të Superligës nga Gjykata Europiane e të Drejtave ka sjellë sërish tension te FIFA e UEFA, me këta të fundit, që kanë vendosur të reagojnë shpejt kundër këtij kompeticioni.
Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA duket se ka vendosur që ta kërcënojë në një tjetër mënyrë kompeticionin më të ri që kërkohet të ngrihet nga Real Madrid e Barcelona, teksa duket se ndryshimet e planifikuara në Champions League do të bëhen, që në edicionin e ardhshëm.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, formati i Champions League për sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë sërish dhe nuk do të jetë me dy grupe siç parashikohej, por kësaj radhe me katër dhe do të ketë 36 ekipe, nga 9 për grup, si dhe dy shtete do të kenë një vend më shumë, ato të cilat në fund të këtij sezoni do të renditen më lartë me koeficiente nga UEFA.
KOHA JONË SONDAZH

