UEFA urdhër FSHF-së: Asnjë seancë stërvitore në “Loro Boriçi”
Në stadiumin “Loro Boriçi” do të zbresin dy kombëtare, ajo e Kroacisë dhe e Spanjës. Shqipëria luan kundër Lihtenshteinit, më 6 tetor, Kosova do të presë Kroacinë në këtë fushe.
Duke qenë se vetëm tri ditë më vonë, në këtë stadium do të luhet një tjetër ndeshje kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, atëherë UEFA ka sjellë disa nga inspektorët e saj për të parë gjendjen e fushës si dhe për të lënë disa detyra të prera për FSHF-në.
Gazeta “Panorama Sport”, shkruan se inspektorët e UEFA-s kanë dhënë urdhër që në këtë impiant të mos kryhet asnjë seancë stërvitore dhe asnjë ndeshje futbolli dhjetë ditë përpara se të luhet takimi kualifikues
KOHA JONË SONDAZH

