Ukraina kualifikohet për në Europian, Gjeorgjia shkruan historinë

Ukraina ia ka dalë të kualifikohet për në Europian. Ekipi i drejtuar nga Rebrov triumfoi 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e mbajtur në Tarczynski Arena.

Islandezët surprizuan në minutën e 30-të, duke zhbllokuar takimin me anë të Gudmundsson. Yaremchuk vendosi ekuilibrat, por goli i fundit të pjesës së parë u konsiderua Offside.

Ukraina dërgoi shifrat në 1-1 me Tsygankov dhe përmbysi llogaritë në të 84-tën me Mudryk. Gjeorgjia shkruan historinë. Ruleta e penalltive u buzëqesh vendasve në Tbilisi, që triumfuan ndaj Greqisë me rezultatin 4-2 me penallti, duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin për në Kampionatin Europian të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?