United bën gati 100 milionë euro për yllin e Real Madridit

Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime të shumta në merkaton e verës. Ruben Amorim po mendon të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, dëshira e madhe e trajnerit portugez është uruguaiani i Real Madrid, Federico Valverde.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për 26-vjeçarin. Valverde është një lojtari polivalent që mund të mbulojë më së miri disa role qoftë në mesfushë dhe në mbrojtje.
Man. United është i gatshëm të paguajë një shifër të kënaqshme për Valverde-n, 100 milionë euro, duket e vështirë për të mos thënë e pamundur që Real Madrid të heq dorë nga njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe që është shumë i vështirë për t’u zëvendësuar.