United bën gati “çmendurinë” e radhës, 75 milionë euro për Mbeumo nga Brentfordi

Bryan Mbeumo do të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, por me fanellën e Manchester United. Sipas asaj që raporton prestigjiozja The Athletic, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Brentfordin për kartonin e sulmuesit kamerunas, për një shumë totale prej 75 milionë eurosh, ku përfshihen edhe 7 milionë euro në formë bonusesh.

Shuma është shumë e afërt me atë që klubi i “Old Trafford” shpenzoi për të marrë Matheus Cunha nga Wolverhampton, duke e bërë Mbeumon një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit. I formuar në akademinë e Troyes, Mbeumo shpërtheu në elitën e futbollit anglez me Brentfordin, ku në sezonet e fundit është konfirmuar si një ndër sulmuesit më të rrezikshëm dhe më të qëndrueshëm të kampionatit.

Pas miratimit të transferimit, lojtari ka pranuar ofertën e Manchester United dhe pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2030.  Ky transferim përfaqëson një pikë kthese në karrierën e Mbeumo-s, i cili tani do të ketë detyrën të forcojë repartin ofensiv të United dhe të ofrojë më shumë rendiment sesa Hojlund dhe Zirkzee, të cilët nuk kanë përmbushur pritshmëritë pavarësisht investimeve të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shpejtësinë, teknikën dhe ndjesinë e golit, sulmuesi 26-vjeçar pritet të bëhet një pikë kyçe në projektin e ri të Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?