United dhe City bëjnë “paqe” në derbin e Manchesterit

Manchester United dhe Manchester City nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në super sfidën e kësaj fundjave.

Në “Old Trafford”, ishte një përballje shumë e luftuar dhe me raste, por asnjëra prej ekipeve nuk shënoi dot. Ky barazim, nuk ndikon shumë në objektivat që dy ekipet kanë në këtë fazë të sezonit.

United mban vendin e 13-të me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa City mbetet në vendin e pestë me 52 pikë.

SHKARKO APP