United e mbyll sezonin si mos më keq, jashtë Europës dhe me rekorde negative

Manchester United ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në fund të një sezoni zhgënjyes. Humbja në finalen e Europa League ndaj Tottenham-it ka vulosur zyrtarisht mungesën e “Djajve të Kuq” në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, duke e bërë këtë një nga edicionet më të errëta në historinë moderne të klubit.

Ekipi nga “Old Trafford” regjistroi humbjen e 20-të sezonale në të gjitha garat, një statistikë dramatike që për herë të fundit ishte arritur në sezonin 1973-1974, vit kur United përfundoi edhe me rënien nga Premier League. Tashmë, bilanci negativ ka marrë përmasa alarmante.

Shenjat e një sezoni të vështirë u panë që në fillim, me disfatën në Superkupën e Anglisë ndaj Manchester City-t dhe më pas me shkarkimin e trajnerit Erik ten Hag. As ardhja e Rubén Amorim në pankinë nuk ka sjellë kthesën e shumëpritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kampionat, United ndodhet në vendin e 16-të me vetëm 39 pikë, duke lënë pas vetëm skuadrat e rëna nga kategoria, një renditje që pasqyron krizën e thellë në të cilën ndodhet klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?