United godet në merkato, transferon për 74 milionë euro për sulmuesin brazilian

Manchester United është shumë pranë finalizimit të një goditjeje të madhe në merkato. Klubi nga “Old Trafford” ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian Matheus Cunha nga Wolverhampton, duke aktivizuar klauzolën e lirimit që ndodhet në kontratën e tij.

Sipas asaj që raporton Sky Sport UK, “Djajtë e Kuq” do të paguajnë rreth 74 milionë euro, një shumë që pritet të sigurojë kalimin e menjëhershëm të Cunhës në Manchester.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e një plani të gjerë të rinovimit të skuadrës nga drejtuesit e United, të cilët synojnë të rikthehen fuqishëm në elitën e futbollit anglez dhe evropian. Cunha, i cili ka shkëlqyer në Premier League me Wolves, do të jetë një nga elementët kyç të sulmit për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP