United i Carrick nuk di të ndalet, mund pastër Tottenhamin
Manchester United ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Tottenham Hotspur, duke triumfuar 2-0 në “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier League.
Sfida u kthye në favor të “Djajve të Kuq” që në pjesën e parë, pasi Tottenham mbeti me dhjetë lojtarë. Në minutën e 29-të, Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Casemiros, duke vështirësuar ndjeshëm misionin e londinezëve.
Manchester United shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 38-të kaloi në avantazh. Bryan Mbeumo përfitoi nga asistimi i Kobbie Mainoo-s dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin vendasve.
Në pjesën e dytë, United administroi lojën dhe vulosi fitoren në minutën e 81-të. Pas një krosimi të Dalot, Bruno Fernandes u gjend në zonë dhe me qetësi e ndali topin në rrjetë, duke firmosur shifrat përfundimtare 2-0.
Falë këtij suksesi, Manchester United ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe renditet në vendin e katërt të tabelës. Tottenham Hotspur, nga ana tjetër, mbetet në 29 pikë dhe pozicionohet përkohësisht në vendin e 14 në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

