United kërkon me ngulm mbrojtësin e Atalantës, ofron trefishin e çmimit!

Atalanta vendosi të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të mbrojtësit argjentinas Cristian Romero, për shifrën e 16 milionë eurove nga Juventusi. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se e ardhmja e tij mund të jetë me bergamaskët. Shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim kohët e fundit për të.

Sipas mediave italiane, së fundi ka bërë hapa konkretë Manchester United, që ka treguar gatishmërinë të paguajë plot 45 milionë euro për kartonin e mbrojtësit 23-vjeçar, ose gati 3-fishin e asaj që Atalanta ka paguar për ta sjellë në Bergamo.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, pasi verën e kaluar “djajtë e kuq” blenë nga Atalanta edhe sulmuesin e talentuar nga Bregu i Fildishtë, Amad Diallo, i cili ka bërë edhe debutimin me fanellën e Manchester United. Nga ana tjetër shifra prej 45 milionë eurosh josh jo pak drejtuesit e Atalantës, pasi me një shumë të tillë parash do të kenë mundësi të ruajnë pjesën tjetër te grupit dhe njëkohësisht të provojnë të afrojnë talente të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?