United kërkon super talentin e Realit, por ai vlen 500 milionë euro
Manchester United kërkon të tansferojë me çdo kusht mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde. Solskjaer e ka vendosur të parin emrin e 21-vjeçarit uruguaian, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me Los Blancos.
Kontrata e tij skadon në vitin 2020, teksa në Angli e cilësojnë si Gerrardi i ri. Gjithsesi Skuadra e drejtuar nga Zidane nuk a ndërmend që ta lërë të lirë, teksa sipas gazetës “Sport”, Djajtë e Kuq duhet të paguajnë shifrën e 500 milionë eurove për ta blerë.
Një shifër e paarritshme nga asnjë klub. Skuadra madrilene ka punuar mjaft mirë me afrimin e lojtarëve të rinj më të talentuar, duke u vendosur klauzola të paarritshme. /R.Lika-Koha Jone/