United “mashtron” Sportingun, bllokohet transferimi i Bruno Fernandes
Manchester United është një nga klubet më të pasura në botë, por kur vjen puna në merkato nuk janë shumë dorëlëshuar. Ose e thënë më mirë, në transferimin e futbollistëve rrallë herë i mbajnë premtimin.
Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi Sportingut që ishte gati për ta lënë të lirë Bruno Fernandes për 68 milionë stërlina. Kur gjithçka dukej e kryer, gjërat kanë marrë një kthesë të çuditshme.
Sipas raportimeve të fundit nga “Telegraph” thuhet se drejtuesit e Manchester kanë ulur ofertën e tyre ndjeshëm, për mesfushorin portugez. Nga 68 milionë sterlina, United tashmë ofron 38 milionë.
Në orët në vijim pritet të sqarohet gjithçka rreth kësaj çështje, por ajo që dihet për momentin është se kalimi i Bruno Fernandes në Manchester është bllokuar.