United më i dobët në histori, e konfirmojnë edhe statistikat

Manchester United e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, dy humbje në dy duelet e fundit. Disfata 4-0 ndaj Brentfordit ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Ten Hag, që ka sjell dhe reagime të ashpra të tifozëve në rrjetet sociale.

Dy humbje radhazi, me 6 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar në 2 ndeshjet e para në kampionat te United nuk ndodhnin prej 101 vitesh.

Në vitin 1921, kur skuadra drejtohej nga John Chapman skuadra kishte të njëjtat rezultate në kampionat, madje u mund edhe në ndeshjen e tretë. Tashmë Ten Hag rrezikon ta arrijë këtë rekord negativ, sepse ndeshja e radhës në Premier është kundër Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?