United në kërkim të një sulmuesi, Guirassy është objektivi i radhës nga Dortmundi

Manchester United po rikonsideron mundësinë e transferimit të Serhou Guirassyt për të përforcuar repartin ofensiv në merkaton e janarit. Sulmuesi i Borussia Dortmundit është rikthyer në listën e objektivave të mundshëm të “Djajve të Kuq”, në rast se në javët e ardhshme alternativa aktuale në sulm nuk do të japin garancitë e kërkuara.

Sipas raportimeve, klubi anglez po monitoron me vëmendje situatën e 30-vjeçarit nga Guinea, i cili vlerësohet për eksperiencën, forcën fizike dhe mbi të gjitha vazhdimësinë në shënimin e golave. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka kontakte konkrete mes Manchester United dhe Borussia Dortmundit për të nisur negociatat për transferimin e sulmuesit.

Interesi i “Djajve të Kuq” lidhet me nevojën për të pasur më shumë alternativa në repartin ofensiv. Problemet e vazhdueshme fizike të Sesko-s, së bashku me paraqitjet jo bindëse të Mbeumos, kanë bërë që drejtuesit e klubit anglez të shqyrtojnë mundësinë e një investimi gjatë merkatos së dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guirassy nuk është një emër i panjohur për Manchester United. Sulmuesi është ndjekur prej kohësh nga skautët e klubit, që nga periudha kur ai luante te Stuttgart, ku paraqitjet e tij në Bundesliga tërhoqën vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Borussia Dortmund arriti të bindë i pari për transferimin e tij, duke u mbështetur te cilësitë e sulmuesit afrikan: forca fizike, loja në ajër dhe efikasiteti përpara portës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një transferim në janar, megjithatë, nuk do të ishte i thjeshtë. Klauzola e lirimit prej rreth 40 milionë eurosh, e vlefshme gjatë merkatos së verës, tashmë ka skaduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?