United ngulmon për De Ligt, por Bayerni kërkon 50 milionë euro
Manchester United ndjek me interes shumë të lartë Matthijs de Ligt. Klubi anglez ka nisur kontaktet me mbrojtësin holandez që është pjesë e Bayern Munich, me “Djajtë e Kuq” të cilët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër solide për sezonin e ri.
Holandezi është një emër, të cilin Erik ten Hag e njeh shumë mirë pasi ka punuar me të gjatë kohës kur të dy kanë qenë pjesë e Ajax, por situata nuk është kaq e lehtë sa në dukje.
Sipas asaj që raportojnë mediet gjermane, Bayern Munich ka refuzuar çdo ofertë të anglezëve, pasi bavarezët duan vetëm 50 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

