United nis sulmin për yllin e Atletico Madrid, por problem është klauzola e tij
Saul është një nga dëshirat e mëdha të klubeve angleze. Mesfushori i Atleticos është i pari në listën e mundshme të transferimeve të Manchester United, por problemi do të jetë klauzola e tij që arrin shifrën e 150 milionë eurove.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm që të ofrojnë deri në 80 milionë euro, që është sa gjysma e klauzolës. Saul ka kontratë deri në vitin 2026, teksa është në bisedime për të përmirësuar ende kontratën e tij.
Ai shihet së zëvendësuesi perfekt i Pogba-s, i cili pritet që të largohet te Juventusi ose Real Madrid. Në sezonin e fundit ka luajtur në 37 nga 28 ndeshjet e kampionatit anglez, duke e bërë Saul zgjidhjen perfekte për United, edhe pse duket si një pistë shumë e vështirë. /R.Lika-Koha Jone/