United nuk di të ndalet me Carrick, fitore në “frymën e fundit” ndaj Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore dramatike ndaj Fulhamit me rezultatin 3-2 në “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Premier League, duke e çuar kuotën në 41 pikë dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Vendasit e nisën mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Casemiron, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Bruno Fernandes nga goditja e dënimit. Në minutën e 56-të Matheus Cunha dyfishoi shifrat duke përfituar nga një pasim i Casemiros, por në fund Fulhami u rikthye fuqishëm në lojë duke ngushtuar diferencën në minutën e 85-të me Raúl Jiménez nga penalltia dhe duke barazuar në 90+2 me Kevin Santos pas një goditjeje të bukur nga jashtë zone.

Kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim, Manchester United gjeti golin e fitores në 90+4 me Benjamin Seskon, i cili realizoi pas asistit të Bruno Fernandes, duke i dhënë “Djajve të Kuq” tre pikë jetike në garën për zonën Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?