Bellingham del mes lotësh nga fusha, rrezikon dhe Kupën e Botës (VIDEO)

Jude Bellingham u shfaq përlotur pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së La Ligës mes Real Madrid dhe Rayo Vallecanos, për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasmë të këmbës.

Mesfushori anglez, 22 vjeç, u zëvendësua në pjesën e parë nga Brahim Diaz, ndërsa u pa duke kapur pjesën e pasme të këmbës dhe duke fshirë lotët, teksa dhimbja e detyroi të lëshonte edhe britma.

Situata ka shqetësuar trajnerin e Anglisë, Thomas Tuchel, pasi dëmtimi mund ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e Bellingham në Botërorin që nis më 17 qershor, ku Anglia do të përballet me Kroacinë, Ghanën dhe Panamën në fazën e grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, nuk dha lajme pozitive pas ndeshjes, duke deklaruar: “Ende nuk dimë asgjë për Bellingham.” Situata mbetet shqetësuese për Tuchel dhe tifozët e Tre Luanëve, ndërsa mesfushori kryesor mund të humbasë një nga turnetë më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?