United “piketon” sulmuesin e ri, objektivi i radhës është talenti i Ipswich

Pas investimeve të mëdha për Joshua Zirkzee dhe Rasmus Hojlund, Manchester United është gati të hyjë sërish në merkato për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve të ESPN, “Djajtë e Kuq” po i japin përparësi blerjes së Liam Delap, talent i ri i Ipswich Town, që vlerësohet rreth 40 milionë paund (rreth 46-47 milionë euro).

Ndryshe nga objektiva më të kushtueshëm si Victor Osimhen, i cili kërkon një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon, Delap konsiderohet një investim më i arsyeshëm, edhe për shkak të kërkesave më të ulëta për pagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës dhe Benjamin Sesko i Leipzig janë ndër emrat e tjerë më të përfolur, teksa Arsenali dhe Chelsea janë në garë për shërbimet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?