United piketon Tonalin si përforcimin ideal në mesfushë gjatë verës
Sandro Tonali përfundon në listën e lojtarëve që po ndiqen me interes nga Manchester United. Futbollisti 25-vjeçar është aktualisht pjesë e Neëcastle United dhe ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2029, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
Burime pranë klubit anglez bëjnë të ditur se drejtuesit e United po analizojnë disa mesfushorë me përvojë në Premier League, ndërsa Tonali konsiderohet një nga opsionet më serioze.
Përveç Tonalit, në radarët e klubit janë edhe disa lojtarë të tjerë të rinj që luajnë në elitën e futbollit anglez, si Elliot Anderson, Adam Wharton, Alex Scott dhe Carlos Baleba.
Megjithatë, sipas burimeve, për të bindur lojtarë si Anderson ose Wharton që të transferohen në “Old Trafford”, United duhet të sigurojë kualifikimin në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ish-mesfushori legjendar i United, Paul Scholes, ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se do ta mirëpriste një transferim të mundshëm të Tonalit në “Old Trafford”, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një lëvizje të mundshme në të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

