United po mendon për rinovimin me Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është kthyer në futbollist vendimtar të Manchester United në më pak se një sezon. Askush si ai me fanellën e Djajve të Kuq, me ish-yllin e Sporting-ut që ka marrë pjesë në numrin më të madh të aksioneve të finalizuar me gol të skuadrës.

Pas paraqitjes së radhës të mirë kundër West Ham, në Angli kanë filluar të flasin menjëherë për  rinovimin e kontratës. Sipas Mirror dhe Star Sport, United, për t’u mbrojtur nga të mëdhatë e Europës si Real Madrid dhe Barcelona, duket se po mendon ta blindojë lojtarin.

“Djajtë e Kuq” duan ta dyfishojnë rrogën aktuale të Bruno Fernandes duke e çuar në 221 mijë euro mijë sterlina në javë.

 

SHKARKO APP