United rigjen fitoren në Premier League me dy penallti ndaj Evertonit
Manchester United është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 2-0 ekipin e Evertonit. Një sukses që mban ekipin e Ten Hag në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve.
Të dy golat erdhën në pjesën e parë, me penallti. Në minutën e 12-të ishte Bruno Fernandes që u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në të 36-ën Rashford dyfishoi po me anë të penalltisë.
Me këtë sukses, United mban vendin e gjashtë, por afrohet me tetë pikë nga zona Champions. Ndërsa Everton në vendin e 16-të, duke rrezikuar rënien nga Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

